Liqenit të Kukësit i kanë mbetur edhe 17 metra për t’u tharë tërësisht.

Me tharjen e tij kanë filluar të dalin edhe rrënojat e para të qytetit të vjetër. Pamjet e këtyre ditëve ofrojnë pamje të ngjajnë shkretëtirave.

Mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë ka sjellë ulje të konsiderueshme të nivelit të ujit në basenin e kaskadës së liqeneve të HEC-eve të Drinit. Aktualisht niveli i tij është rreth 259 metra, 17 metra larg pikës së vdekjes.
Burimet kanë shumë herë më pak ujë ndërsa, prurjet e lumenjve që furnizojnë liqenin e Fierzës kanë rënë nën mesataren vjetore të 10 viteve të fundit. Kjo dukuri përsëritet pothuajse çdo 10 vjet. Pjesa tjetër e liqenit ngjan me një përrua të qetë.

Arben Palush, bilog i mjediseve ujore, bën me dije se ulja në pikën e vdekjes të liqenit të Firzës është një situatë jo e mirë sa i përket vendit dhe konsumatorëve të energjisë elektrike. Ndër të tjera Palushi thotë se cikli i uljes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës ndodh çdo 10 vjet. 

Sipas KESH, prurjet në Kaskadën e Fierzës janë vetëm 80 m3/s, ndërsa punohet me tre turbina, nga 4 që ka hidrocentrali i Fierzës. Por shpresat për një ndryshim të shpejtë të situatës nuk janë aspak optimiste.

Në 1975 u shpërngulën banorët e parë nga qyteti i vjetër në qytetin e ri të Kukësit.

Në 1978 u bë mbushja e parë e hapësirave të luginave të Drinit me 2 miliard e 700 milion metër kub ujë, me sipërfaqe të lirë ujore 8000 hektarë, gjatësi maksimale rreth 70 kilometër, thellësia maksimale 128 metër në digë.

 

 

 

 

Top Channel