Ngordhja e qindra mijëra pulave për shkak të gripit të shpendëve, reflektohet edhe në dyqanet e lagjeve tona.

Shitësit thonë se nëse përpara njerëzit i blinin me bikerina vezët, tani edhe për shkak të rritjes së çmimit klientët po i blejnë me kokrra.

Blerësi: Çmimi i vezët është dyfishuar nga 140 lekë në 280 lekë. Tani unë nuk mund të blej si përpara, se të llogaritësh që pensionin e kam 114 mijë lekë të vjetra. Ngordhja e pulave në Durrës është katastrofë më vete pastaj. Qumësht s’po marrim, vezë po ashtu. Jemi më fëmijë të vegjël, vetëm çfarë hanë në çerdhe, se në shtëpi vezës i kemi hequr vizë. U bënë 4 ditë.

Data e skadencës në disa vezë duket qartë, kurse në disa të tjera nuk duket. Por nuk e kemi këtë problemin më të madh, se në fshat rrojnë shumë vezët.

Kjo është një fletë-analizash që certifikon sigurinë e mallit, në këtë rast të vezëve. Nëse më përpara qytetarët nuk donin t’ia dinin, tani edhe të trembur nga gripi shpendëve, duan të sigurohen nga shitësit.

Blerëse: Jeta vazhdon, por për t’u frikësuar është. Unë po blej vezë, se do të bëj një byrek. Byreku piqet në 200 gradë celcius, ndaj nuk kam merak, se dëgjojmë specialistët. Përsa i përket skadencës, dyqani ku unë blej e ka mallin të freskët dhe të certifikuar.

Merak kemi, po nga e keqja do t’i marrim vezët. Po blejmë gjithmonë e më pak. Por tani më këtë gripin e shpendëve nuk do marrim derisa specialistët të na thonë se jemi të sigurtë.

Shitëse: Vezët i marrim me 200 i shesim më 220. Deri tani nuk më është ankuar ndonjë klient për mishin e pulës, apo vezët. I marr të freskëta dhe jo të ruajtura në frigorifer. Më parë njerëzit merrnin edhe me bikerinë, tani i marrin me kokrra, madje edhe me listë kam shumë. Të gjitha po ndikojnë në këtë gjë. Si gripi i shpendëve edhe çmimet.

Top Channel