Dita pa makina përveç lëvizjes në këmbë apo me biçikletë, ofroi dhe shumë aktivitete për fëmijët.
Të vegjlit zgjodhën të provonin sporte të ndryshme si basketbolli e tenisi. Një pjesë pëlqyen ping pongun ndërsa të tjerë u përqendruan tek boksi apo takwando.
Jo vetëm aktivitete sportive, por në bulevard pati edhe ekspozita fotografie, kënde për pikturim dhe për vendosjen e veroreve.
Ndalimi i qarkullimit të makinave nisi në 9:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 15:00. Bashkia e Tiranës iu bashkua nisëm së qeverisë për qytetet që kursejnë naftë ndërsa kryeministri Edi Rama tha se dita pa makina do të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit mujor.
U NDALUA QARKULLIMI I MAKINAVE :
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te“Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Koha e mirë me rreze dielli e favorizoi edhe më shumë këtë festë, pushim zyrtar teksa të rritur dhë fëmijë patën mundësi që të kalojnë një ditë ndryshe dhe më aktive.
Top Channel