Shqiptarët nuk kanë ujë 24/24 por sipas raportit të entit rregullator të ujit furnizohen mesatarisht 13 orë në ditë.

Projekti për furnizimin me ujë pa ndërprerje nisi në vitin 2018 ku deri në 2020 u përmirësua shërbimi në 22 qytete.  Në vitin 2021 u përfshinë edhe 7 zona të tjera urbane përmes investimit nga buxheti I shtetit në vlerën e 7.8 mln euro, ku pjesë e tij ishte dhe Kamza. Megjithëse duket se investimi ka mbetur në letër.

Po të hysh sot në shtëpitë e banorëve të kamzës ata furnizohen me ujë nëpërmjet depozitave. Ose aty gjen kova e fuçi të mbushura me ujë. Madje takon edhe nëna të cilat edhe sot në vitin 2022 vazhdojnë të lajnë rrobat me dorë.

Zoje Tufa: Në darkë vjen vetëm ujë. Raste të rralla edhe në mëngjes.

Për shkak të mungesës së ujit të rrjedhshëm ditën, familja Tufa e jo vetëm ,marrin masat me depozita, por jo gjithmonë uji aty mjafton.

Nënë Zojës i duket e largët e gati e pamundur dita që në shtëpinë e saj të ketë ujë gjatë gjithë kohës. Madje, 71 vjeçarja sot gëzohet që të paktën ka ujë mbrëmjeve.

“Ne nuk kemi pasur fare. Bereqaves kemi të paktën në darkë!”, shprehet ajo.

Belul Mzhika: Ujë 24 orë, ëndërr.. ja e ke të hapur asnjë pikë ujë. Vjen një orë në mëngjes, një orë pasdite.

Për ironi në Kamëz lagjet mbajnë emra shtetesh të njohur, por pa ju afruar sadopak qeverisjes të tyre.

“Emrin e rrugës e kemi si jashtë shtetit, rruga Florida por ama kushtet për faqe të zezë. Pa ujë”

Pavarësisht pakënaqësive, fatura në fund të muajit duhet paguar.

“Kam arritur të paguaj edhe 33 mijë lekë me 1 orë ujë në ditë. Ka pasur muaj 24, 16… varet”

Ndonëse uji i pakët që vjen nuk është i pijshëm.  Në 79 vite të jetës së tij, gjysh Riza Kurti thotë se nuk ka arritur të ketë një ditë të vetme ujë 24/24.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA