Pas gjetjes së vendit të groposjes së pulave të ngordhura, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i pulave të infektuara,proces i cili duhej të niste me herët për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit H5N8.

Për këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të dëmshpërbleje pronarët e stabilimenteve të pulave.

Deri më tani janë 120 mije pula të infektuara të gjalla që do të asgjësohen.

Ministria e Bujqësisë konfirmon se përveç vatrës në një fermë në Durrës tanimë është konfirmuar edhe një pelikan në zonën e Prespës.

Ministrja e Bujqësisë u kërkon të gjithë pula-rritësve apo dhe stabilimente të pularive të qëndrojnë në kontakt me shërbimin veterinar nëse konstatojnë ngordhje të shpendëve të tyre.

 

Top Channel