Shkatërrimi i Mariupolit, thirrja e Zelenskyt: Vazhdoni të luftoni, ukrainasit janë luftëtarë të vërtetë

21/03/2022 23:00

Teksa Mariupoli vijon të sulmohet nga forcat ruse, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një videomesazhi tha se por qyteti do të mbijetojë.

Në fjalimin e tij, Zelensky vijoi të nxiste ukrainasit që “të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur vendin, për të shpëtuar popullin “.
“Që kur pushtimi rus i Ukrainës filloi në fund të shkurtit, ne po shohim gjithnjë e më shumë heronj ukrainas. Dikur ukrainas të zakonshëm dhe tani luftëtarë të vërtetë”, tha ai.

“Luftoni, vazhdoni të luftoni dhe ndihmoni,” u kërkoi ai ukrainasve.
Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë nën sulmin vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i marsit. Të hënën, Josep Borrell, tha se “ajo që po ndodh në Mariupol është një krim masiv lufte”.

Top Channel