Më shumë se gjysmë milioni pula të ngordhura nga gripi i shpendëve, kanë nisur të groposen mbrëmjen e kësaj të hëne.

Siç duhet në pamjet e siguruara nga Top Channel, bashkia e Shijakut ka nisur groposjen e pulave të ngordhura me fadromë.

Ato qëndronin të ngordhura prej pesë ditësh, ndërsa përbënin një rrezik për shëndetin e njerëzve.

Një ditë më parë, Ministria e Bujqësisë konfirmoi dyshimet për gripin e shpendëve të tipit H5N8. Të dhënat e para për ngordhjen masive të pulave i përkasin fundit të muajit shkurt, megjithatë publike situata u bë vetëm në mesin e muajit mars.

 

Top Channel