Lot mes rrënojave! Ukraina nuk gjen qetësi (Foto)

21/03/2022 15:14

Ukraina ndodhet prej 26-të ditësh në luftë që ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në vend.

Përpara luftës, qytet ku të gjithë kishin një rutinë dhe lëviznin lirshëm. Të rriturit shkonin në punë ndërsa fëmijët në shkollë. Tashmë ata nuk kanë më asgjë përveç rrobave të trupit dhe dëshirës për të përfunduar lufta.

Shumë vende të cilat janë prekur nga sulmet ruse kanë mbetur pas energji elektrike dhe ujë.

Rrugëve të qyteteve Ukrainase shihen pallate dhe ndërtesa të rrënuara. Sulmet ajrore nuk kanë kursyer as parqet ku tashmë nuk dëgjohen më të qeshurat e fëmijëve por dëgjohen vetëm alarmet e sulmeve.

Spitale, shkolla, pallate, kopshte, parqe dhe qendra tregtare kanë qenë shënjestër e sulmeve ruse.

Numri i viktimave dhe të lënduarve shtohet dita ditës por akoma nuk ka një shifër përfundimtare. Pjesa më e madhe e viktimave është shkaktuar nga sulmet ajrore.

Disa ukrainas kanë preferuar të largohen nga vendi i tyre ndërsa disa të tjerë jo. Të larguarit janë strehuar në vendet fqinje duke shpresuar që të kthehen shumë shpejtë.

Deri më tani janë zhvilluar disa takime për të arritur në një marrëveshje midis vendeve por pa sukses.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel