Gjermani del në gjyq për vrasjen e punonjësit të dyqanit pas debatit për maskën (fotot)

21/03/2022 20:08

Një 50-vjeçar ka dalë sot në gjyq në Gjermani, i akuzuar se ka qëlluar për vdekje një punonjës karburanti që i kërkoi të mbante maskë teksa blinte birrë.

Vrasja e shtatorit të vitit të shkuar në qytezën e Oberstein shokoi Gjermaninë, ku janë zhvilluar protesta të ashpra anti-kufizime e anti-vaksinime.

Konflikti kishte nisur kur punonjësi i ri 20-vjeçar i kishte kërkuar të akuzuarit të mbante maskë brenda dyqanit, siç kërkohej asokohe nga qeveria gjermane.

I dyshuari, i identifikuar si Mario N. ishte larguar dhe ishte kthyer më vonë me maskën e kërkuar por teksa paguante për kanacet e birrës hoqi maskën për një moment dhe debati rinisi.

Prokurorët thanë se ai kishte nxjerrë një revolver dhe kishte qëlluar për vdekje në kokë punonjësin.

Prokurorja Nicole Frohn tha Mario N. ishte i zemëruar për masat kufizuese duke i konsideruar si shkelje e të drejtave të tyre.

“Meqënëse ai e dinte se nuk mud të vriste politiknët përgjegjës, ai vendosi të vriste punonjësin që insistonte në zbatimin e masave”, tha prokurorja.

Gjermania këtë muaj ka zbutur shumicën e masave të sëmundjes por maskat ende kërkohen në shumë ambjente të mbyllura.

FOTO GALERI
2/5
Vrasja e shtatorit të vitit të shkuar në qytezën e Oberstein shokoi Gjermaninë

Top Channel