Një në 1000 njerëz lindin me Sindromën Down. Sot është 21 Marsi Dita Botërore e Sindromës Down.
Sipas Ministrisë së Arsimit në të gjithë sistemin tonë arsimor, pra nga klasa e 1 në të 12-tën janë gjithsej 70 fëmijë të diagnostikuar me Sindromën Down. Por si është të kesh një fëmijë me sindromën Down, në vendin tonë.
Elena Singaj: Unë kam djalin e vogël, është 8 vjeç dhe shkon në parashkollor. Prej muajsh kemi kërkuar mësues ndihmës, por edhe sot e kësaj dite nuk ka ardhur. Në grup janë 28 vetë. Si mundet një edukatore të merret me fëmijë më aftësi të kufizuara. Unë 1 orë në ditë merrem vetëm më të, megjithë nevojat që kanë fëmijët e tjerë dhe shtëpia.
Nuk marr pagesë kujdestarie. Vetëm djali im merr 100 mijë lekët të vjetra në muaj. Nuk I dalin as për terapinë. Ai bën 8 seanca terapie në muaj. Nga 15 mijë lekë kushton ora. Pra 120 mijë lekë shkojnë. Marr dy autobusë për të ardhur deri këtu. Vij nga Kamza në Sauk.
Flavia Shehu: Nevoja për shërbime është rritur me kalimin e viteve dhe prindërit janë ndërgjegjësuar për të marrë shërbime, por kjo vetëm në qytetet e mëdhaja.
Në zonat rurale, në qytete të vogla sigurisht ka një nevojë të madhe që prindërit të ndërgjegjësohen për marrjen e shërbimeve për terapi fizike, logopedi, terapi në grup, duke nisur në një moshë sa më të hershme te jetë e mundur.
Elena Singaj: Pa terapist ne nuk dinim ç’të bënim. Sepse marrim këshilla nga ata, ushtrohemi edhe në shtëpi, këshillohemi për çdo lloj problemi.
Top Channel