24/11 11:49
Çifti Andrew dhe Irina kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, ndërsa bombardimet ruse vijojnë në Ukrainë.
Andrew është një ushtar, Irina është një ish-sipërmarrëse private, vullnetare,ndërsa tani mbrojnë Kievin në një nga njësitë.
“Në një kohë kaq të vështirë për shtetin, këta dy njerëz, ushtarakët tanë, kanë marrë një vendim të rëndësishëm. Dashuria fiton”, tha komandanti i përgjithshëm drejtuar çiftit.
Ai u uroi të porsamartuarve shumë vite të lumtura në jetën bashkëshortore dhe fitore Ukrainës.
Pas martesës, nuset vazhdojnë të mbrojnë Ukrainën.
Top Channel