Zyrtarët amerikanë: Rusia lëshoi raketa hipersonike kundër Ukrainës

20/03/2022 13:32

Ushtria ruse pohoi se kishte nisur një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarakë në Ukrainë, duke përdorur raketa hipersonike të cilat konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale dhe janë më të afta të shmangin përgjimin nga mbrojtja ajrore.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha në një deklaratë se raketat e lundrimit Kalibr u lëshuan nga Deti Kaspik dhe raketat hipersonike Kinzhal u lëshuan mbi hapësirën ajrore në Krime.

Konashenkov tha se raketat kishin në shënjestër vendin ku ruheshin armë dhe karburant për forcat e armatosura të Ukrainës pranë vendbanimit Kostyantynivka, në rajonin jugor të Mykolaiv, Ukrainë.

Raketat precize të lëshuara nga ajri kishin në shënjestër një qendër trajnimi të forcave të armatosura ukrainase pranë vendbanimit Ovruch, në rajonin verior të Zhytomyr të Ukrainës”, tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ushtria ruse pretendoi në deklaratë se dhjetëra forca të operacioneve speciale ukrainase dhe “mercenarë të huaj” në Ukrainë ishin vrarë.

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar gjithashtu për CNN se Rusia lëshoi raketa hipersonike kundër Ukrainës javën e kaluar, ndodhur për herë të parë në luftime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA