Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel çmimet në terren, në fillim të marketeve, e më pas në një furre buke.
I shoqëruar nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, Rama tha se në këto momente, kur çmimi i naftës në bursë sërish është rritur, qeveria nuk do të vendosë taksa për biznesin e vogël. Ai kërkoi që bizneset të vendosin një normë minimale fitimi për të mos goditur qytetarët.
Rama: Tendenca është t’i hidhet gjithë faji tregtarëve, por duhen mirëkuptuar njerëzit që kanë këtë stres. Të mos lejojmë abuzimet se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të mos futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi, por jo që të shfrytëzoni rastet.
Pandaj ngritëm bordin, por prap është rritur nafta në bursë. Ju biznesi i vogël s’keni taksa jeni mirë nga kjo anë. Na thonë hiqni taksën e naftës, por ne i kemi bërë llogaritë dhe s’mund ta bëjmë këtë. Të rrisim taksat në këtë fazë është diçka që s’mund ta bjëmë.
Top Channel