Protestuesit ukrainas janë përplasur me forcat ruse në Berdyansk, ku u arrestuan 2 persona.
Sipas CNN protestuesit ukrainas kanë nisur të këndojnë pranë një shëtitoreje kjo gjë ka acaruar ushtarët rusë duke nisur me arrestimet.
Ushtarët rusë i kanë lidhur duart pas shpine të arrestuarve, ndërsa njërin prej tyre e kanë goditur vazhdimisht.
Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare në Berdyansk më 27 shkurt.
Populli ukrainas ka shprehur gadishmërinë për të mbrojtur vendin e tyre që nga fillimi i luftës.
Disa prej tyre kanë zgjedhur të largohen ndërsa të tjerë kanë qëndruar aty dhe mbrohen me mjete rrethanore.
Kjo nuk është revolta e vetme e popullit ukrainas pasi ata po bëjnë të pamundurën të ndalojnë agravimin e ushtrisë ruse.
Top Channel