Operacionet e shpëtimit në Mykolaiv vijojnë për të shpëtuar trupat e bllokuar në kazermën ushtarake ukrainase, e cila u sulmua nga raketa ruse.
Rreth 200 ushtarë po flinin në kazermë kur tre raketa ruse goditën bazën në skajin verior të Mykolaiv, tha një burim për BBC. Rreth 57 persona të lënduar po trajtohen në spitale, tha një burim tjetër.
Temperatura në Mykolaiv mbrëmë ishte minus 6 gradë Celsius.
Ka pasur bombardime të rënda gjatë natës në jug të Mykolaiv, një qytet kyç që ka bllokuar avancimin e Rusisë në perëndim përgjatë bregut të Detit të Zi për javë të tëra.
Pavarësisht nga sirenat e shpeshta të sulmeve ajrore në Mykolaiv, qyteti mbetet relativisht i qetë aktualisht sipas BBC, me shumë automjete dhe civilë ende në rrugë.
Top Channel