Digjen ullinjtë në Vlorë! Banorët ankohen se zjarret e shpeshta u kanë dëmtuar prodhimet

19/03/2022 11:50

Disa vatra zjarri janë ndezur këtë të shtunë në fshatin Panaja të Vlorës.

Flakët kanë përfshirë kodrat, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Zjarrfikësit kanë mbërritur në zonë, por ende nuk është bërë neutralizimi i flakëve.

Zona e Panajasë është e mbushur me ullinj shekullore një pjesë e të cilëve mbajnë ende gjurmët e zjarreve të cilat kanë ndodhur zakonisht gjatë verës. Por në këto ditë të ftohta, flakët janë ndihmuar nga moti i thatë.

Top Channel