Kreu i fshatit Creek në ishullin e Karaibeve u tha mediave se nuk donin që duka e dukesha e Cambridge të ulnin helikopterin e tyre aty.
Mediat britanike shkruanin se opozicioni ndaj paraqitjes së familjes mbretërore vinte prej një konflikti mes rezidentëve të Toledo dhe grupit mjedisor ‘Flora and Fauna International’ një bamirësi e kontestuar nën kujdesin e Prince William.
Ai dhe Kate pritej të vizitoin fermën e kakaos Akte‘il Ha në ditën e parë të vizitës së tyre diplomatike, por zyra e tyre anulloi angazhimin.
Zhvillimi vjen teksa ata nisën turneun e tyre në rajonet e Belize, Xhamaikës e Bahamas, që konsiderohet si një tentativë ngrohjeje me monarkinë ish-perandorake me qëllim të mos ndjekin shembullin e Barbados që u bë republikë më vete, shkruan e përditshmja The Guardian.
Vendi i uljes së helikopterit të William e Kate në Belize ishte një fushë futbolli por rezidentët u shprehën të ofenduar duke thënë se nuk ishin konsultuar për këtë.
Rrjeti vendas ‘Channel 7’ i përshkruante tensionet mes qytetarëve dhe autoriteteve si një deklaratë reflektuese të kontradiktave “të drejtat e tokës dhe të shpronësimeve të bëra gjatë periudhës koloniale britanike”.
Kreu i fshatit Indian Creek, Sebastian Shol, tha për të përditshmen Daily Mail: “Ne nuk i duam ato në tokën tonë, ky është mesazhi që duam të dërgojmë”.
“Ata mund të ulen kudo por jo në tokën tonë.”
Aktivistë të vendeve ish-perandorake të Commonwealth kritikuan lëvizjen e familjes mbretërore duke thënë se ato duhet të nxisin ndërprerjen e lidhjeve me monarkinë dhe jo t’i bindin të qëndrojnë.
“Britania ka ende lidhje ekonomike e ligjore me vendet dhe kjo e bën të vështirë që ato të jenë të pavarura”, tha autori dhe aktivisti Patrick Vernon.
“Ky vit është një mundësi për njerëzit të reflektojnë: Nëse Xhamajka do të vendoste të ishte një republikë, atëherë kjo do të kishte një efekt domino për të gjithë vendet anglisht-folëse të Karaibeve”, shtoi ai.
Top Channel