Përmbyset kamioni në në aksin Levan-Tepelenë, shkak dyshohet përgjumja e shoferit

19/03/2022 13:03

Një kamion që transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan-Tepelenë.

Mësohet se shkak i daljes së kamionit jashtë karrexhatës ka qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit i cili udhëtonte i vetëm. Menjëherë janë njoftuar uniformat blu dhe shërbimi i urgjencës së spitalit të Fierit të cilët kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta, edhe pse nga pamjet tregojnë një makinë thuajse totalisht të shkatërruar.  Dëmet materiale janë të mëdha.

Top Channel