Një 18-vjeçar që mbante armë zjarri me vete është vënë në pranga.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin me iniciale B.M., banues në Fushë-Krujë, i cili u kap teksa lëvizte me biçikletë në Vorë në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, me kallashnikov me vete.

Nuk dihet pse i riu po lëvizte në zonë dhe cili ishte qëllimi i armatosjes së tij.

I dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel