Drogë dhe dhunë në familje/ Policia arreston 9 persona, mes tyre një i shpallur në kërkim

19/03/2022 10:40

Nëntë persona, mes tyre një i shpallur në kërkim, u arrestuan nga policia për vepra të ndryshme penale.

Në një njoftim për mediat, policia tha se në pranga ranë shtetasit  S. G., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë; G. J., 29 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Po ashtu, u arrestua E. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

B.V., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

L.S., 21 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia thotë se shtetasi B. H., pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, ndërsa shtetasi L. S., e ka ndihmuar atë të largohet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. L., 29 vjeç, A. M., 45 vjeç, K. P., 31 vjeç, dhe K. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. H., 27 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin K. Z., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel