24/11 15:21
Dhjetë civilë, duke përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonet e Kievit dhe Luhanskut gjatë dy ditëve të fundit.
Shtatë civilë u vranë dhe pesë u plagosën si rezultat i një sulmi në qytetin Makariv të rajonit të Kievit më 18 mars.
Një grua dhe dy fëmijë u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie që u shemb si pasojë e bombardimeve në qytetin Rubizhne në rajonin e Luhansk më 19 mars. Ndërsa një fëmijë i tretë u nxjerr nga rrënojat dhe ishte në gjendje të qëndrueshme.
Top Channel