Çfarë shkaktoi djegien e tri makinave të parkuara pranë bankës në Laç

19/03/2022 10:08

Tre automjete janë përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:00.

Mjetet ndodheshin pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.

Fatmirësisht nuk janë dëmtuar makinat e tjera që ndodheshin pranë. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por paraprakisht dyshohet të ketë qenë një problem i paketës elektrike të njërës makinë dhe më pas era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve duke djegur dhe dy makinat e tjera.

Top Channel