614 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa 31 të infektuar janë të shtruar në spital dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Nga 1,145 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, ku
19 raste janë në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.

Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, shkruan ministria.

Statistika (19 Mars 2022)

Raste të reja ditore           79
Të shëruar në 24 orë        104
Të shtruar në spitale         31
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   1,145

Testime totale               1,767,043
Raste pozitive                   273,040
Raste të shëruara             268,939
Raste Aktive                        614
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              269
Fier                  103
Vlorë                73
Kukës              35
Elbasan           29
Gjirokastër      26
Shkodër          17
Korçë               17
Lezhë              13
Durrës             13
Berat               13
Dibër                 6

Top Channel