Britania lëshoi 6,500 viza për refugjatët ukrainas, në skemën e re të lidhur me njerëzit që i largohen konfliktit në Ukrainë.
Kjo do të thotë 500 viza më shumë nga sa u lëshuan një ditë më pare, thote BBC. 27 mijë aplikime janë paraqitur në total, sipas të dhënave ‘online”. Qeveria britanike ka krijuar po kështu edhe një skemë tjetër, Shtëpi për Ukrainën, për njerëzit që duan të strehojnë refugjatë.
Londra zyrtare u përball më herët me kritika të ashpra, përfshirë dhe nga vetë ligjvënësit e saj, lidhur me shpejtësinë dhe shkallën e përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar pushtimi rus në Ukrainë. Ka pasur probleme me faqet e web-it, të përdorura nga britanikët që kërkonin të strehonin refugjatë ukrainas, ndërsa dhe këta të fundit vetë janë ndeshur në disa raste me vështirësi ne plotësimin e formularit te gjate.
Tre javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe deri më tani Ministria e Brendshme u kishte dhënë viza vetëm 6 mijë ukrainasve për të udhëtuar në Britani.
Skema e pritjes së refugjatëve, e nisur këtë javë ofroi shpresë se reagimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj krizës humanitare të Ukrainës mund të përmirësohet me kalimin e kohës, megjithatë organizatat e refugjatëve thonë se ende nuk po shohin iniciativa të forta dhe sipas tyre, nuk ka nxitje frymëzuese për të shfrytëzuar vullnetin e mirë të treguar nga britanikët për të pritur ukrainasit që duan t’i shpëtojnë luftës në vendin e tyre.
Top Channel