Demokrati Edvin Kulluri tregoi për “Top Talk” synimin e tij për t’u bërë kryetar dhe opinionin që ka për dyshen Basha-Berisha.
Kullari tha se në këtë betejë nuk është i vetëm pasi ka mijëra demokratë që mendojnë si ai.
Sipas tij në parti mungon gara, pasi palët janë në shumicë dhe kjo shumicë i pengon në një garë reale.
“Këta janë njerëz në shumicë se po të mos ishin shumicë do të bënin garë reale. Në parti asnjëra palë nuk ka dëshirë të bëjë garë”, u shpreh Kulluri.
Kulluri dyshon se afati pesë ditor për vendosjen e kryetarit të degëve tregon panik nga ana e tyre dhe ky nuk mund të jetë një gabim formal.
“Nuk e di nëse Berisha është shumicë apo jo. Këtë do e tregojë kutia e votimit për kryetarë partie”, tha Kulluri.
Edvin Kullari tregoi edhe mendimin e tij personal për kandidaturën që mund të bëhet në Partinë Demokratike.
“Unë e kam treguar që nuk jam dakord”, u shpreh Kulluri në lidhje me konkurrencën që do të bëhet në Partinë Demokratike.
Pavarësisht zgjedhjeve që do të bëhen ai shprehet se do e zbatojë, duke i uruar më të mirat.
Ai i fton demokratët të votojnë për të shkuar drejt lirisë së mendimit, debatit dhe votës pasi është mundësia e vetme “për ta çuar varkën e tyre në bregun tjetër të lumit”.
“Unë kam pasur, kam edhe do të kem kurajën për t’i ftuar demokratët për tu shkëputur nga miti i individit për të shkuar drejt lirisë së mendimit, debatit dhe votës”, shtoi më tej ai.
Top Channel