Rreth 70.200 pasagjerë kanë udhëtuar nga porti i Durrësit dhe drejt tij në dy muajt e parë të vitit 2022.

Gjatë periudhës janar-shkurt 2022, sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tragetet e linjës Durrës-Bari  dhe Durrës- Ankona dhe anasjelltas kanë kryer 136 lundrime.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 46,169 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 24,028 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, regjistrohet një rritje prej 13,689 pasagjerë më shumë që kanë përdorur transportin detar për të hyrë apo dalë nga vendi ynë.

Rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve përgjatë kësaj periudhe dy mujore.

Dy vjet më parë, për shkak të pandemisë, u pezullua lëvizja e pasagjerëve me mjetet e transportit detar drejt Italisë. Pezullimi i lundrimeve nisi nga data 9 mars 2020 fillimisht drejt porteve të Italisë së Veriut dhe kthim, konkretisht u pezulluan për udhëtarët linjat me Ankonën dhe Triesten, e më pas me Barin, si një masë për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Top Channel