Liqeni i Prespës së Vogël në pjesën Shqiptare është në fund të stadit të zhdukjes së tij ndërsa nuk ka më shpresa për rikthim.

Kanë mbetur me pak se 2 hektarë sipërfaqe ujore ndërsa pjesa tjetër është kënetëzuar e kështu  vendi ynë ka humbur një pasuri të rëndësishme natyrore. Devijimi i lumit Devoll në vitet 70 që sot shihet si një gabim njerëzor bëri që të rritet volumi i aluvioneve e të bllokohen burimet nëntokësore që e furnizonin liqenin që tani duket si një fushe kallamishteve.

Për specialistet rikthimi i tij është gati i pamundur e megjithatë, pavarësisht zhdukjes së sipërfaqes ujore ai shërben si një habitat i rëndësishëm për shpendët

Liqeni i Prespës se Vogël është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zona ka potenciale të shumta turistike por me zhdukjen e liqenit ajo ka humbur shumë ndërsa për autoritetet mbetet detyre që të mbrojnë pjesën tjetër të parkut.

Top Channel