“Portret i pambaruar”/ Prezantohet filmi me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës

18/03/2022 20:04

Filmi “Portret i pambaruar”, me regji të Namik Ajazit, skenar të Ruzhdi Pulahës dhe me drejtor fotografie Nino Celeste, do të prezantohet për dy javë në kinema, nisur nga 18 marsi.

Filmi përcjell historinë e dashurisë së një djali shqiptar me vajzën e një diplomati italian. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë komuniste, në një kohë kur lidhjet me botën perëndimore ishin fije të ndaluara për shqiptarët. Filmi është xhiruar në Shqipëri dhe Itali.

Aktori Remo Girone, që u bë lajm që kur mbërriti në Tiranë për xhirimet e filmit, së bashku me aktoren Victoia Zinny interpretojnë prindërit e vajzës. Beatrice Aiello, një aktore e re me perspektivë është në rolin e protagonistes, ndërsa roli kryesor, ai i Artur Erzenit i është besuar një aktori të ri, shkodrani që vjen nga Firence, Anton Kodrinaj. Edhe aktorja Marta Gastini i bashkohet një kasti ku spikasin Alfred Trebicka, Gulielm Radoja, Raimonda Bulku e Mehdi Malkaj.

Filmi ka marrë kupën e filmit më të mirë të gjatë në një ndër festivalet më të rëndësishëm.

 

Top Channel