Një vatër zjarri ka rënë mesditen e sotme në kodrat e fshatit Bestrovë të njësisë administrative Qëndër.

I ndihmuar dhe nga era që fryn nga jugu, zjarri vijon të djegë pemë ullinj por dhe vreshta që ndodhen në atë zonë. Tre mjete të zjarrfikseve ndodhen zonë për izolimin e flakëve.

Rreth 70 rrënjë ullinj janë djegur deri tani.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Top Channel