Protestat të së shtunës, do të pasojë me disa ditë të gjata pushimi në Shqipëri.

Krahas të martës, festë zyrtare qeveria si një masë kursimi të energjisë kërkon të vërë në zbatim të Hënën pa makina, duke e shpallur ditë pushimi.

Rama: Do bëjmë përsëri një mbledhje, sot që të bëjmë ditën e hënë pushim duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes, do bëjmë tjetër që ta bëjmë ditën e hënë pa makina nëse do vendosim kështu por do vijë gradualisht ajo që agjencia thotë, e diela pa makina thonë ata, për të kursyer jo për ekologji. Ose tre ditë mos vajtje në punë njësoj si me Covid jo më për shkak infeksionesh por për shkak të kursimit. Këto dhe disa pika të tjera ka plani”.

Problemi më i madh aktualisht deklaroi kryeministri, mbetet mungesa e naftës dhe energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Rama: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kishte dalë zyrtarisht me një lajm që nuk është pozitiv dhe konfirmon atë që ne kemi përmendur disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim ne, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa në treg. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht sot ka paralajmëruar mundësinë e shoku më të madh të furnizimit me naftë në dekada.

Përfaqësues të shoqatave të transportit, kryeministri Edi Rama u  tha se edhe sikur ata të rrisnin çmimin e biletës, sërish kapaciteti i tyre për të rezistuar do të ishte i dobët.

Rama: Ndaj ne vendosëm 5 milionë dollarë për të kompensuar diferencën dhe për t’ju kërkuar të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës. Nga pikëpamja e modaliteteve kjo është përgatitur, por është shumë e rëndësishme që të vazhdojë shërbimi”.

Belinda Balluku ministre e energjetikes dhe infrastrukturës paralajmëroi se nëse rrisin çmimin e biletave kjo do të jetë e pa-pranueshme.

Balluku: Do të kompensojmë me 100 lekë çdo litër naftë qe ju përdorni për transportin tuaj. Kompensimi do bëhet në drejtorinë e tatimeve. Do bëjmë kompensimin real të naftës.

Top Channel