Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit këtë të premte do të bëjnë lëvizjen e të dënuarit Emiljano Shullazi.

Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se lëvizja e Shullazit nga burgu 313 drejt QSUT për disa kontrolle mjekësore të planifikuara nga mjekët.

Kjo nuk është hera e parë që Shullazi transportohet nga burgu drejt spitalit, pasi vetëm një muaj më parë ai u dërgua për trajtim shëndetësor.

Emiljano Shullazi është një nga emrat më të njohur në botën e krimit në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor Emiljano Shullazin për “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, dhe “grup të strukturuar kriminal” dhe u dënua me 14 vjet burg.

Ai akuzohet për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal” “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Top Channel