Fiks fare/ E sëmura me leuçemi akute ‘zvarritet’ nëpër shkallë hekuri, kunata i ka zënë rrugën e shtëpisë

18/03/2022 20:37

Prej më shumë se një viti një grua 50 vjeç e sëmurë me leuçemi akute është e detyruar të kalojë me shkallë hekuri murin për të hyrë apo dalë në shtëpinë e saj.

Mosmarrëveshjet brenda fisit kanë bërë që kunatën e saj të bllokojë rrugën e përbashkët që përdoret nga  të dyja familjet. Ëngjëllushe Brakaj nga fshati Llakatund i Vlorës ankohet në emisionin Fiks Fare pasi ka shpresë për zgjidhjen e kësaj situate. Znj. Brakaj me lot në sy u rrëfen gazetarëve se përveçse vuan nga sëmundja e leuçemisë akute është operuar mbi 20 herë.

E ka të pamundur të hipë dhe të zbresë në shkallët e hekurit pasi për të shkuar në shtëpinë e saj duhet të kalojë murin me të cilin kunata ka bllokuar rrugën.

Duke u përlotur kërkon ndihmën e Fiksit dhe thotë se për këtë kohë që i ka mbetur të paktën të shkojë me këmbë në shtëpinë e saj dhe mos të jetë e detyruar të kalojë murin.

Gjithashtu ajo tregon se ka shkuar në  polici apo njësi administrative, por nuk ka gjetur zgjidhje. Përgjigjia që ajo ka marrë është se rruga do hapet kur të kthehet kunata e saj pasi ka shkuar në Greqi tek fëmijët e saj. Zonja pyet se si mund të qëndrojë akoma në këtë situatë duke pritur që kunata e saj të kthehet?

Gazetarët e Fiksit telefonojnë administratorin i cili thotë se është në dijeni të problemit, por nuk ndërhyn pasi nuk ka njeri në banesë. Më pas pranon se është lidhur me anëtarët e tjerë të familjes që kanë bllokuar rrugën për t’i dhënë zgjidhje,dhe në fund të komunikimit me gazetarët thotë se ditën e nesërme do e zgjidh bashkë me policinë.

Ndërkohë Fiksi flet edhe me inspektorin e zonës. Ai thotë se duan mbështetjen e pushtetit vendor dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë, pasi e njohin problemin.

Gazetarët i thonë inspektorit se për këtë çështje do të njoftohen nga administratori për të shkuar në terren. Ai u shpreh i gatshëm se do të ndërhynin menjëherë për të zgjidhur këtë problem.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA