Ekspozita e Gjergj Metës/ Kryeveprat botërore në perceptimin e piktorit

18/03/2022 12:29

Gjergj Meta vendoset për herë të parë në Galerinë e Tiranës, nw njw ekspozitw personale.

Që në hyrje vepra të mjeshtërve botërorë vijnë në një perceptim të tijin. Në një telajo katrore piktura është rrethore, një gjetje të ngacmon më tëj të eksplorosh.

Në një hapësirë të dytë dallojmë atë, elementin e firmës së tij artistike. Hapësira urbane me gjithcka mbart brenda, dhe për këtë Gjergj Meta e ka një shpjegim personal.

Një tjetër tablo shumë interesante është interpretimi i tij i Darkës së Fundit, e sjellë në këtë mënyrë. Në një gardh simbolik të sfumuar.

Artisti është gjithmonë në kërkim dhe mbërritja nuk është mbarim. Por stacion për nisjen e rradhës e në rastin konkret në ekspzoitën e rradhës.

Top Channel