Foto Ilustruese

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Sulzotaj të Divjalës.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë sot rreth orës 11:45, në banesën e shtetasit Sh. H., ku si pasojë ka marë djegie të lehta shtetasja R. H., 46 vjeçe, e cila po mjekohet në spitalin e Lushnjes.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 46-vjeçarje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën dhomës së gjumit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel