Zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki/ KQZ shpall rezultatin përfundimtar

17/03/2022 17:21

KQZ shpall këtë të enjte rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme vendore të gjashtë marsit që u mbajtën në gjashtë bashki.

Partia Socialiste arrit të merrte pesë bashki nga gjashtë, ndërsa në Shkodër fitoi Bardh Spahia, pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës, LSI-së dhe PDK-së.

PD me në krye Lulzim Bashën jo vetëm nuk arriti të merrte asnjë bashki në këto zgjehdje, por u shpall forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Berishës.

Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.

Zgjedhjet e 6 marsit sollën përçarje brenda PD-së, ku shumica e demokratëve kërkojnë dorëhqejen e  Bashës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të ri.

Fituesit e zgjedhjeve të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit:

Vorë- Blerim Shera PS (8,431 vota)

Rrogozhinë- Edison Memolla PS (5,401 vota)

Lushnje- Eriselda Sefa PS (21,477 vota)

Dibër- Rrahim Spahiu PS (13,995 vota)

Durrës-  Emirjana Sako PS (38,991 vota)

Shkodër- Bardh Spahia, koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë (19948 vota)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA