Laboratorë droge në vilë dhe në stallën e kafshëve! Arrestohet 32-vjeçari në Shijak, nën hetim polici i zonës

17/03/2022 17:16

Dy ambiente që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike janë zbuluar këtë të enjte në Durrës.

Në operacioni policor të koduar  “Led”, në fshatin Hardhishtë në Shijak u identifikua pajisje që përdoren për kultivimin e drogës në një vilë dhe një stallë:

  • 186 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 360 fara cannabis sativa;
  • dy armë zjarri tip pushkë dhe 140 fishekë luftarak;
  • dy aspiratorë, 15 llamba, 15 llamba me reflektor, 13 droslera, 10 reflektorë dhe dy automjete.

Pronari i vilës, 32-vjeçari me iniciale E.K. u arrestua, ndërsa polici i zonës u vu nën hetim për “Shpërdorim detyre”. Policia njofton se shtetasi me iniciale A.S. ishte Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës.

32-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Top Channel