Turizmi i bunkerëve/ Tuneli i Luftës së Ftohtë tërheq vizitorë në Gjirokastër

17/03/2022 12:34

Gjirokastra strehon disa prej ndërtimeve më komplekse të infrastrukturës së mbrojtjes të ndërtuara gjatë kohës së komunizmit.

Disa qindra bunkerë, tuneli i Luftës së Ftohtë, burgu i kalasë, një seri vend-strehimesh në rast sulmesh imagjinare që ishin pjesë e propagandës së kohës sot përfaqësojnë përveçse gjurmë të historisë edhe asete turistike.

Tuneli i Luftës së Ftohtë është ndoshta ndërtimi më paranojak i mbrojtjes i ndërtuar rreth viteve ‘70 për të strehuar udhëheqësit partisë dhe funksionarët e lartë lokalë në rastin e një sulmi bërthamor.

Sot ai vizitohen nga disa mijëra vizitorë pavarësisht nevojës që ka për restaurim apo faktit se nuk përmbush standartin e një muzeu.

Studiuesit vlerësojnë se qëndrimi ndaj ndëtimeve të sistemit të mbrojtjes por edhe burgut, muzeumeve, vetë shtëpisë së Enver Hoxhës në Gjirokastër ka ndryshuar me vitet dhe sot duhen bërë përpjekje për ta treguar historinë bazuar mbi fakte dokumenta e dëshmitarë.

90 vjet më parë në Gjirokastër u çel burgu i parë kombëtar në vend, fatkeqësisht duke përdorur gurët e urave të famshme të Dunavatit. Sot kërkesa e tregut turistik besohet se po  imponon hapa drejt shpëtimit të historisë dhe së vërtetës.

Top Channel