Sekuestrohen 4000 vepra arti në banesën e Artan Koçiut, arrestuar më parë për vjedhje dhe trafikim ikonash

17/03/2022 12:23

Policia ka zbuluar këtë të enjte 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore në një apartament në pronësi të shtetasit Artan Koçiu, në rrugën “Shyqyri Brari” në Tiranë.

Koçiu rezulton i arrestuar nëntë vite më parë në operacionin “Ikona”, së bashku me koleksionistin Gjergji Thimo, të akuzuar nëntë vite më parë për vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit.

Mësohet se sektori i trafiqeve i sekuestroi në banesë Koçiut 4000 objekte të trashëgimisë kulturore.

Top Channel