Pulat e ngordhura në tre stabilimentet e shpendëve të Durrës sipas analizave të kryera në ISUV nuk janë të infektuar nga gripi i shpendëve, por nga një tjetër infeksion që prek rrugët e frymëmarrjes tek shpendët.
“Aktualisht janë rreth 200 mijë krerë shpendë të ngordhur në laboratorin e referencës nuk është identifikuar gripi i shpendëve. Është identifikuar një sëmundje virusale që është tërësisht e shpendëve dhe është sëmundje e vaksinueshme bëhet fjalë për laringotrakeitin infektiv i shkaktuar nga herpes virusin” , Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.
Sipas autoriteteve të sigurisë veterinare, Tana Kika pulat e ngordhura nuk janë hedhur në treg, por janë asgjësuar. Tre stabilimentet me shpendë të infektuar janë karantinuar me qëllimin e vetëm që virusi të mos përhapet në pularitë e tjera. Pasi virusi langrotrakeit përhapet ne mënyrë të shpejtë.
” Përhapet me anë të ajrit nga shpendët e infektuar tek shpendët e shëndosh”, Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.
Virusi i pulave prek vetëm shpendët.
“Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve nuk e klasifikon këtë infeksion viral të shpendëve si zoonozë, nuk paraqet rrezikshmëri për konsumatorin”, Kapllan Sulaj, Ekspert I Sigurisë Ushqimore.
Deri më tani konsumatori është informuar vetëm për llojin e sëmundjes që infektoi pulat , por burimi i sëmundjes është ende enigmë.
” Shkaktari është virusal shkaktohet nga hyrja e shtameve të reja, thyerja e imunitetit vaksinal. Mos zbatimi rigoroz i skemave të vaksinës, ose vaksina vetë. Ne po hetojmë 360 gradë të gjitha burimet “, tha Kika.
Pulat e ngordhura janë asgjësuar në dy forma duke u groposur, ose djegur. Por kamera jonë u pengua të xhironte këto ambiente nga fermat ku kanë ndodhur ngordhjet masive të shpendëve. Lidhur me arsyet perse, nuk morëm asnjë përgjigje.
Top Channel