Aksidentet në rrugët shqiptare janë shndërruar në një rrezik publik, duke shënuar viktima, në shumë raste të pafajshme.

Dy prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri, Porsche Albania dhe Vodafone, bashkohen për të propozuar nismën “Heronj në timon”, të zhvilluar nëpërmjet aplikacionit “Makina Ime”.

Synimi i kësaj nisme është angazhimin i shoferëve të përgjegjshëm, për të reduktuar aksidentet, në dy hapa të thjeshtë: evitimin e përdorimit të telefonit në timon dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar.

Nxitja origjinale që Porsche Albania ofron për shoferët është shpërblimi me pikë dhe internet falas për sjelljen e tyre. Nëpërmjet gjurmimit të lëvizjes së makinës dhe përdorimit të telefonit, aplikacioni “Makina Ime” vlerëson kilometrat e përshkuara në mënyrë të përgjegjshme dhe në raport me ato kilometra, ofrohen edhe shpërblimet.

“Situata e aksidenteve kërkon nga të gjithë të luajmë një rol, i cili do të reduktojë jetët e humbura. Pikërisht ky shpërblim madhor na bën të gjithëve Heronj dhe superfuqia që na kërkohet për t’i bërë ballë kësaj problematike është thjesht të jemi të përqendruar ndërkohë që ngasim makinën.”

Nisma e cila sapo është lançuar ka ngritur kështu edhe komunitetin e parë të Heronjve, pjesë e të cilëve mund të bëhet pjesë kushdo dhe mjaft shpejt, duke shkarkuar aplikacionin e Porsche Albania “Makina Ime”.

Për këdo që dëshiron të mësojë më shumë mbi nismën, Porsche Albania mundëson gjithçka në website-in e dedikuar për aplikacionin: https://makinaime.app/heronj-ne-timon/

Top Channel