Pensionistët, paratë në 1 prill/ Përfitojnë nëntë mijë lekë për tre muaj, shtesë për kompensimin e çmimeve të rritura

17/03/2022 15:04

Pensionistë po e ndjejnë më së shumti rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Me të ardhurat vetëm nga pensioni mujor e kanë të vështirë që të blejnë gjithçka ju duhet.

Por prej datës 1 prill, te moshuarit bashkë me pensionin do të tërheqin edhe një bonus prej 3 mijë lekësh në muaj, kompensim ky për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Bonusi do të merret për tre muaj rresht deri në qershor, pra 90 mijë lekë në total. Veç pensionisteve ne moshe, përfitojnë edhe kategori te tjera.

KOMPENSIMI I PENSIONISTËVE PËR RRITJEN  E ÇMIMEVE:

Prill                 3000 lekë

Maj                 3000 lekë

Qershor           3000 lekë

Duke qenë se bonusi përfshin edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi ndryshe, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron si do të veprohet për ata që janë përfitues në disa kategori.

 “Ka persona që janë ne dy ose tre kategori përfituese, se bonus do marrin edhe ata me ndihme ekonomike, aftësi te kufizuar etj., Ata që përfitojnë nga dy ose me shume  kategori do marrin vetëm një here”, tha Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ky bonus, pjesë e paketës së Rezistencës Sociale, kanë afat për ta tërhequr deri më datë 30 qershor.

Top Channel