Gazetari Frrok Ҫupi komentoi sot në emisionin “Top Talk” rreth situatës aktuale politike të Partisë Demokratike.

Sipas tij, Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e saj dhe tashmë kanë mbetur personat që kanë marrë nga ajo parti por nuk i kanë dhënë asgjë asaj.

“Tashmë PD-ja nuk është më shoqëri politike. Kjo parti që ne njohim shumë mirë i ngjan një veze, që po u prish nuk bëhet më e mirë, ajo ka vdekur. Po ta ngacmosh pasi është prishur, thjesht do të kundërmojë do krijojë probleme, të cilat janë më shumë ndotje politike se sa gjëra të vërteta”, tha Ҫupi.

Gazetari e sheh të djathtën si të konsumuar dhe shkak për këtë gjen “qeverisjen e keqe dhe të dëmshme”.

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit e thelluan më tej krizën në Partinë Demokratike, që nuk fituan në asnjë bashki.

Disa nga deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, pasi e akuzojnë si shkaktarin kryesor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA