Arti i rrugës/ Ekspozita e artistit Same84 titullohet “Ne jemi heronjtë tanë”

17/03/2022 15:32

Same84, një nga artistët më të rëndësishëm të rrugës të dekadave të fundit, prezanton një ekspozitë unike arti në Muzeun Kombëtar të Tiranës.

E para e këtij lloji në këtë hapësirë.

“Është risi dhe interesante që muzeu pranoi artin e rrugës. Një institucion kaq i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Tiranën. Por e rëndësishme është edhe për Tiranën që pranon këtë art kaq të veçantë. Reciproke edhe për mua. Është kënaqësi e madhe të përfaqësoj artin tim”, tha Same 82.

Same84 filloi hapat e parë në artin publik në vitin 1996 në Athinë dhe që atëherë ka një trend të vazhdueshëm rritës, duke krijuar kryesisht murale në sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha në të gjithë Evropën dhe jo vetëm.

Hapat e mia fillestare kanë qenë që në vitin 1996. Që atëherë kam zgjuar dëshirën për të bërë art dhe çdo ditë e më tej mundohem të përmirësohem . Sa i përket veprave të mia, çdo vepër të cilën sapo e përfundoj më duket më e rëndësishmja e radhës”, tha ai.

“NE JEMI HERONJTE TANË”, i referohet pikërisht asaj që përmend titulli.  Siç shprehet artisti, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt.

Filozofia dhe qëndrimi i ekspozitës është tek titulli i saj. ne jemi heronjtë, që do të thotë mbrapa çdo heroi në mënyrë esenciale jemi ne”, tha Same 82.

Ekspozita e Same84 zbatohet nën mbikëqyrjen e UrbanAct dhe Helidon Halitit.

Top Channel