Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Makina ka përplasur motorin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Hamallaj Durrës,  një automjet me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. L. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel