Një polic është vrarë aksidentalisht këtë të mërkurë në Mitrovicë, gjatë një trajnimi për ricertifikim.

“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cerrnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Polici ka vdekur në spital kur edhe po i jepej trajtimi mjekësor. 44-vjeçari shërbente në stacionin e Mitrovicës së Veriut.

Policia shton se rasti ka ndodhur aksidentalisht teksa po kryente ricertifikimin.

Me hetimet do të merret Inspektorati Policor i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA