Një video presidentit Volodymyr Zelensky ku i bën thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë armët ka bërë xhiron e rrjetit në mediet sociale.
Videoja rezulton të jetë e rremë, konfirmon BBC. Edhe pse buzët e tij lëvizin në sinkron me audion, koka e Zelenskyt nuk përputhet me sfondin pas, ndërsa zëri nuk tingëllon si i tij.
Një fotografi nga videoja ‘fake’ u shfaq në faqen e internetit të kanalit televiziv ukrainas “Ukrayina 24” dhe teksti i mesazhit u transmetua shkurtimisht në televizion.
Më pas “Ukrayina 24” sqaroi se faqja e web-it ishte hakuar. Faqja e internetit është aktualisht e paarritshme nga lexuesit.
Edhe vetë Zelensky tha se videoja është e rreme. Në një postim në “Instagram”, ai tha se e vetmja gjë që mund të thotë është që ‘rusët të ulin armët e të ikin në shtëpi”.
Videoklipi mund të jetë realizuar duke përdorur teknologjinë “deepfake” për të modifikuar pamjet video dhe nëse kjo konfirmohet, klipi i Zelenskyt do të ishte falsifikimi i parë i konfirmuar i luftës në Ukrainë.
Top Channel