Kryebashkiaku i Melitopolit, i cili thuhet se u rrëmbye nga forcat ruse pesë ditë më pare është liruar, sipas këshilltarëve të presidentit ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi më parë Rusinë se po kalonte në një “fazë të re terrori” pasi Ukraina shfaqi pamjet e atij, ku sipas tyre kryetari i bashkisë, Ivan Fedorov, po rrëmbehej me sy të lidhur.
Melitopol ishte një nga qytetet e para që ra në duart e forcave ruse dhe u vendos një kryetar i ri bashkie. Qeveria e Ukrainës akuzoi gjithashtu Rusinë për rrëmbimin e kryetarit të qytetit të Dniprorudne.
Pas njoftimit të lirimit të Fedorov, zyrtarët ukrainas postuan një video në mediat sociale të Zelensky duke telefonuar kryetarin e bashkisë dhe duke i thënë atij se ishte “i lumtur të dëgjonte zërin e tij dhe që ishte gjallë”.
Fedorov dëgjohet duke falënderuar presidentin që “nuk më braktisi” dhe tha se do t’i duhen “një ose dy ditë për t’u rikuperuar, dhe pastaj do të jem në komandën tuaj për të kontribuar në fitoren tonë”.
The mayor of #Melitopol of the #Zaporizhzhia oblast Ivan Fedorov was released from #Russian captivity.
On the video a conversation of the President @ZelenskyyUa with the mayor. #WARINUKRAINE #RussiaUkraineWar #RussiaInvadedUkraine #StopRussia pic.twitter.com/lJKMULUwf6
— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 16, 2022
Top Channel