Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur para gazetarëve në Bruksel pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës.
“A ka ndonjë aleat që ka kërkuar një zonë ndalim-fluturimi, edhe nëse NATO në tërësi vendos të mos e zbatojë një të tillë?”, pyeti gazetari i BBC-së.
Stoltenberg përgjigjet se aleatët janë të bashkuar në vendimin për të mos vendosur forca në tokë ose në hapësirën ajrore, sepse sipas tij kanë përgjegjësinë për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës.
BBC pyeti gjithashtu nëse ai mendon se Ukraina është ‘ftohur’ me pjesën e anëtarësimit në NATO si një mjet negociues me Rusinë.
Ai tha se Ukraina është një komb sovran, i pavarur dhe “ka të drejtën e vet të zgjedhë rrugën e saj. U takon atyre të vendosin nëse ata aspirojnë anëtarësimin në NATO apo jo”, thotë ai.
Top Channel