24/11 20:21
Një imazh satelitor, i marrë nga Maxar dy ditë më parë, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit, i cili u bombardua këtë të mërkurë nga rusët.
Zyrtarët lokalë thanë se teatri ishte kthyer në qendër strehimi nga qindra civilë ukrainas.
Ata thanë se ishte shënjestruar qëllimisht dhe në mënyrë cinike nga një avion luftarak rus, ndërsa nuik dihet ende nëse ka viktima apo të plagosur.
Sipas BBC, ministria ruse e Mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin.
Top Channel