Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Vladimir Putin “kriminel lufte”.

Zyrtarët ishin të qartë se mizoritë po zhvillohen dhe se shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve përbën krime lufte.

Sekretarja Jen Psaki tha se Biden po fliste me zemër. Ajo tha se hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte duke u zhvilluar.

Ka një proces ligjor që është duke u zhvilluar në Departamentin e Shtetit. Ky është një proces për të cilin do të kenë çdo përditësim.”

“Të gjithë kemi parë akte barbare, akte të tmerrshme nga një diktator i huaj në një vend që po kërcënon dhe po merr jetën e civilëve, duke prekur spitalet, gratë shtatzëna, gazetarët, të tjerët dhe mendoj se ai po i përgjigjej një pyetjeje të drejtpërdrejtë”, shtoi Psaki gjatë një komunikimi me gazetarët.

Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por u kthye menjëherë te një grup gazetarësh për të sqaruar atë që ishte pyetur. Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht.

Në lidhje me etiketimin e rëndë të Biden ndaj Putinit, ka reaguar Kremlini duke e quajtur retorikë të papranueshme dhe të  pafalshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA